Ilir Meta flet për protestën para Qeverisë: Do të mendohem për kërkesat e opozitës

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta foli për herë të parë për protestën e opozitës që zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Meta tha sot se do t’i marrë parasysh kërkesat e opozitës dhe vlerësoi gjithashtu sjelljen paqësore të protestuesve.

“Nuk dëshiroj të devijoj përmbajtjen e kësaj konference, aq më tepër të përfshij kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Çdo protestë paqësore demokratike qytetare është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standerteve më të larta të zgjedhjeve është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog”, tha ai.

Ai shtoi se për këtë çështje do të flasë gjatë ditëve në vijim, duke u shprehur: “Do të kemi kohë ditët që vijnë”.

Meta foli nga Kryesia e Kuvendit gjatë një konference shtypi me kryetarin e parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *