Një person është arrestuar në Houston të SHBA-së nën akuzat për abuzim me fëmijë, pasi u publikuan pamje ku ai shfaqet duke e rrahur një 7-vjeçar.
I arrestuari është Kordarell Williams, 27-vjeçar, i dashuri i nënës së fëmijës së dhunuar.
Në video, ai shihet duke e goditur fëmijën 62 herë në kokë, krah dhe këmbë, gjatë sulmit pesë minutësh në veriperëndim të Houston, Teksas.
Williams e ka pranuar në gjykatë se e ka goditur fëmijën, duke thënë se e ka bërë një gjë të tillë për shkak se 7-vjeçari i kishte vjedhur karikuesin e telefonit.
https://www.youtube.com/watch?v=QUi2zn0Qtls