Stine publikoi pak ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Bela”.
Kënga shoqërohet me një klip mjaft provokativ. Por, disa nga këto skenat provokuese në klip, ku Stine shfaqet shumë intim pranë një vajze, duket se i kanë shkaktuar pak probleme tek e dashura e tij, Estia.
Stine, në një intervistë së fundmi në emisionin “Funy Day”, rrëfen se pas kësaj ngjarje, e dashura e tij nuk i foli dy ditë, për shkak se u bë xheloze.
Por sipas Stines gjithçka ka qenë vetëm aktrim, pasi në një klip këngëtari duhet të dijë se si të futet në rol.