Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur sot në autostradën “16” në Itali, në afërsi të Foggia-s.
“Il Mattino di Foggia” raporton se të vdekur kanë mbetur dy shqiptarë, 31 dhe 28 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Sipas medias italiane dy makina “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën, një “Class A”, ku ndodheshin shqiptarët dhe një model i vjetër.
Dy shqiptarët kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa pasagjerët e makinës tjetër janë transportuar në spital dhe raportohet se kanë pësuar dëmtime jo serioze për jetën.