Policia tregon fytyrat e 4 grabitësve të parave (Foto)

Policia e Shtetit identifikoi autorët e dy grabitjeve spektakolare në rrugën Tiiranë – Rinas të ndodhura më 3 dhjetor të vitit 2015 dhe 9 shkurt 2017. Operacioni i koduar “Patriot”, ka çuar në pranga katër shtetas, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë: Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në “Rogat”. Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit dhe Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

45U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe policia thotë se po punohet për kapjen e tyre. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, por nuk sqaroi konkretisht se sa para janë sekuestruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *