Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ftoi qytetarët në protestën e 18 shkurtit, që opozita e bashkuar organizon.
Duke folur sot në prezencë të përfaqësuesve të PD-së, Spahiu paralajmëroi se më 18 shkurt Tirana “do të jetë në zjarr”.
Sipas tij në zgjedhjet e qershorit do të shkohet pa Ramën kryeministër. Spahiu duke akuzuar Ramën për keqqeverisje tha se ai “nuk është më i vështirë për t’u rrëzuar sa Enver Hoxha dhe Ramiz Alia”.
“Edhe lopa në Zvicër jeton më mirë se shqiptarët në Gramsh, Cërrik….”, tha Spahiu.
“Një shqiptar në Shqipëri duhet të bëjë tre punë që të marrë sa një i burgosur në Gjermani”, shtoi ai.