Këto janë pamjet kur një gomone e ngarkuar me më shumë se një ton e gjysmë kanabis sativa u bllokua nga Guardia di Finanza në Monopoli. Mediat italiane raportojnë se gomonia e ngarkuar me drogë, udhëtonte drejt brigjeve italiane dhe u sinjalizua nga një patrullë detare të Guardid di Finanza të Tarantos.
Raportohet se njësitë speciale Roan të Barit u vunë në dijeni dhe u drejtuan tek objektivi i cili u arrit pas një ndjekjeje të shkurtër që përfundoi rreth 20 milje detare larg bregut. Në bordin e gomones ishin dy shqiptarë të moshës 51 dhe 25 vjeç, të cilët u arrestuan me akuzën e mbajtjes së drogës dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sasia e madhe e kanabisit e sekuestruar një pjesë e së cilës u gjet dhe në det ishte ndarë në 79 pako të përmasave të ndryshme me një peshë totale prej 1.598 kilogramë. Me këtë operacion janë hequr nga tregu rreth 1 milion e 600 mijë doza, me një vlerë prej 15 milion eurosh.