Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shtyrjes së vendimit nga autoritetet franceze, për në 2 mars.
Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i AAK-së pohoi se kjo shtyrje ishte e panevojshme.
Haradinaj theksoi se nuk ndihet i kërcënuar nga sulmet serbe.
JA MESAZHI I HARADINAJT:
Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të merret me 2 mars, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë vërsulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkëjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njëjtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Besnikë do t’i mbetemi të drejtës sonë shqiptare në Ballkan.
RH