Një ditë pas grabitjes së bankës në Rinas me shumwn zyrtare 2.5 milionë euro, Policia e Tiranës ka vendosur që ti heqë licencën kompanisë private të sigurisë. Kjo masë është marrë pas arrestimit të djeshëm të pesë policëve privatë.
Vendimi mësohet se është marrë pas analizimit të situatës dhe verifikimit të dokumentacionit të firmës “Jaguar Security”.
Sipas policisë, kjo kompania ka mashtruar duke falsifikuar dokumentet se kishte mjete të blinduara. Sipas policisë, kjo kompani nuk ka mjete të blinduara.
Për këto arsye ka nisur dhe hetimi ndaj kompanisë private të sigurisë.