Një tjetër sasi e madhe droge është gjetur nga policia ditën e sotme në Kurbin.
Bëhet fjalë për 1 ton kanabis sativa, sasi që është gjetur në fshatin Gotull të Kurbinit pranë vendit ku u rrëzua avioni italian në pistën e Ishmit disa muaj më parë. Droga ishte paketuar dhe gati për t’u trafikuar drejt Italisë.