Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë shoqen e gruas së tij.
Mësohet se Nik Lila u kallëzua nga 23-vjeçarja me inicialet A. L., bashkëshortja e tij, në proces divorci, dhe 22-vjeçarja me inicialet Xh. M., shoqja e ngushtë e gruas.
Dy të rejat kanë deklaruar se pasi janë goditur nga Lila, ky i fundit dyshohet se ka marrë në mjet 22-vjeçaren me inicialet Xh. M., duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia të qytetit të Durrësit, ku edhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Policia bën me dije se Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.