Rregullat e reja për përdorimin e karriges për fëmijë në automjete mund të sjellin konfuzion te prindërit, thonë ekspertët.
Duke cituar këta të fundit, shtypi britanik raporton se prodhuesit nuk do të jenë në gjendje të hedhin në treg sasi të tjera të karrigeve për fëmijët apo siç njihen ndryshe karrige ku fëmija nuk e mbështet shpinën dhe kokën.
Ekspertët thonë se prindërit që zotërojnë një karrige të tillë mund ta përdorin ende, derisa fëmija të arrijë në peshën 15 kg. Ama çdo prodhim i ri do të ketë kufizime shumë të forta.
Pasi fëmijët që përdorin karriget në automjete duhet të peshojnë deri në 22 kg dhe të jenë të gjatë 125 centimetër.
Kjo rregullore e re është shpërndarë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe përcakton standardet e sigurisë për karriget e lëvizshme të fëmijëve.
Ekspertët e OKB-së mendojnë se karriget për fëmijët, që nuk kanë pjesën e ngritur për të mbështetur trupin dhe kokën, nuk janë të sigurta dhe ato nuk garantojnë mbrojtje në rast përplasjeje.
Në këto kushte ekspertët duan të sigurohen se përdorimi i karrigeve me pjesën mbështetëse do të bëhet sa më gjatë të jetë e mundur. Megjithatë, sipas studimeve të tjera, rreth 13 % e prindërve janë të paqartë për rregullat e reja.
Sipas rregullave të reja, prindërit këshillohen që fëmijët të përdorin karrige speciale deri në moshën 12 vjeç ose kur arrijnë gjatësinë 135 cm, raporton shtypi britanik.