Sërish drogë në Karaburun. Në vijim të operacionit të përbashkët mes Drejtorisë së Kufirit në Vlorë, “Delta Force”, policisë së Vlorës dhe “Guardia di Finanza”-s italiane ëshë bërë i mundur zbulimi dhe sekuestrimi i 50 kg kanabis sativa.
Mësohet se ky operacion vijon nga dita e djeshme, ku u arrit të zbulohen 204 kg lëndë narkotike.
Droga e zbuluar ditën e sotme u arrit falë qenit antidrogë në një zonë të vështirë për shkak të terrenit. Operacioni, siç njofton policia do të vazhdojë edhe gjatë natës së sotme dhe ditëve në vazhdim. Zona përreth Karaburunit mbahet e mbikëqyrur nga deti dhe toka, me forca të shumta policore.