Pas gjashtë ditës në thellësitë e minierës së kromit në Bulqizë, janë nxjerrë trupat e pajetë të tre minatorëve me shtetësi kineze.
Në minierë pati një shpërthim në nivelin e 21 në një nga galeritë nëntokësore, ku tre minatorë kinezë mundën të dalin me lëndime të lehta. Ndërsa tre të tjerët mbetën të bllokuar në minierë pas shpërthimi të gazit metan. Shpresat për t’i gjetur të gjallë ishin të pakta, ndërsa pas kërkimeve, RISHMI mundi që gjatë ditës së sotme të nxjerrë trupat e pajetë të tyre.
Minatorët ndodheshin në seksionin e punimeve për pusin e ri, 1000 metra thellësi.
Investimi në minierë kryhet nga kompania konçesionare “Albchrome”, përmes kompanisë kineze “Wenzhou Mining Co Ltd”, e specializuar dhe e nënkontraktuar nga koncesionari për këtë shërbim.