Ky është njeiu që ka në dorë Agjensinë e Inteligjencës në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L¬063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kjo është biografia e shefit të ri të AKI¬së e publikuar në ueb¬faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte sekretar i përgjithshëm i kësaj Ministrie Shefi i ri i AKI¬së është i lindur në Prishtinë, më 30.08.1977 Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Po në Prishtinë ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike. Gashi studimet Master i kreu po në Shkenca Politike, në South East Europian University Maqedoni.

Gashi ishte zyrtar i lartë për Siguri Publike¬Zyra e Kryeministrit, ndërsa ka qenë edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit për hulumtime kualitative të opinionit publik – Qendra për Studime Politike, asistent i Shefit të Grupit Parlamentar¬Kuvendi i Kosovës. Po ashtu ka qenë konsulent i UNDP për Strategjinë antitrafikim me qenie njerëzore; Ai ishte drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, këshilltar i UNDP në MPB për çështje të antitrafikimit.

Gashi, së fundi ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *