Duke folur në një takim të zhvilluar sot me nxënës të gjimnazit të Burrelit në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u tha të rinjve se modeli i gangsterëve që promovohet në jo pak videoklipe, nuk është ai që ata duhet të ndjekin.
Madje duke marrë shembull disa këngëtarë që bëjnë video-klipe me thirrje për dhunë duke promovuar gara me makina dhe përdorur armë, Tahiri tha se kjo gjë duhet të marrë fund.
Sipas ministrit ka shumë njerëz që armën e kanë mbajtur “deri tani sepse nuk ekzistonte shteti, por tashmë duhet të punojmë të gjithë bashkë për të bërë një shtet më të fortë, pa pasur nevojë që secili të mbajë armën për t’u mbrojtur”, tha ai.