Një shqiptari në Gjakovë i janë grabitur brenda pak minutave 150 mijë euro nga pasuria e tij.
Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së hënës duke thyer dritaren dhe për pak minuta i kanë vjedhur 127 mijë euro dhe stolitë e arit me vlerë 30 mijë euro.
Policia e Kosovës e raportoi këtë si një “vjedhje të rëndë”: “Në fshatin Demjan, Gjakovë, më 6 shkurt 2017, në orën 22:20 ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Viktima, mashkull me kombësi shqiptare, ka raportuar se, persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para,127.000 € si dhe stoli ari në vlerë rreth 30.000 €.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin,” tha policia.