Nga “Financial Times”
Një çerek shekulli pasi rrëzoi komunizmin, fuqia e popullit ka arritur një tjetër fitore të madhe në Rumani. Dekreti që falte zyrtarët e dënuar dhe dekriminalizonte ata që kishin abuzuar me detyrën, nga i cili qeveria është tërhequr pas protestave masive, ishte një tradhti ndaj kombit rumun.
Gjithashtu, ishte një tradhti ndaj përparimit inkurajues të kohëve të fundit të vendit në luftën ndaj korrupsionit endemik. Ashtu siç pyeti Frans Timermans, zëvendës-president i Komisionit Evropian, javën e kaluar: Pse duhet qe në finalen e një maratone, pak metra para vijës së finishit, të kthehesh prapa dhe të ndryshosh drejtim?
Lufta kundër korrupsionit në Rumani ka qenë me të vërtetë një goditje e fortë në distancë. Vendi u pranua në BE , në një vendim të politizuar në vitin 2007, megjithëse reformat e saj në fusha si; lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një gjyqësori të pavarur, mbetet prapa tetë vendeve të tjera ish-komuniste, që u bashkuan në vitin 2004. Brukseli imponoi procedura të veçanta monitorimi për të siguruar përparimin e vazhdueshëm. Në vitet e fundit, Rumania kishte treguar sukses në luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet DNA-së, Drejtoria Kombëtare Anti-korrupsionit në vend, e cila ka ndjekur rastet e zyrtarëve të të gjitha niveleve.
Adrian Nastase, një ish-kryeministër, u burgos në vitin 2012. Kryeministri i dytë, Victor Ponta dha dorëheqjen në vitin 2015, pas përballjes me akuza penale për falsifikim dhe pjesëmarrje në evazion fiskal. Progresi kundër korrupsionit ka vazhduar nën qeverinë teknokrate që pasoi dhe pati vendosmëri gjatë presidentit “anti-rryshfet”, Klaus Iohannis. Në tetë muajt e parë të vitit 2016, DNA-se çoi në gjyq 777 të pandehur të akuzuar, duke përfshirë ministra, deputetë dhe gjyqtarë.
Ky mund të ketë qenë problemi. Duke çrrënjosur korrupsionin edhe në nivelet lokale, DNA-ja ka goditur makinerinë e fuqishme të korrupsionit të partisë se qendrës së majtë, PSD-së, e cila u kthye në pushtet në dhjetor. Masat që janë miratuar nga qeveria duken si shpagim për baronët lokale dhe miqtë që i ndihmuan të siguronin që fitoren.
DNA-ja është akuzuar për të qenë “më e përkushtuar seç duhet”. Por edhe nëse është i nevojshëm përmirësimi apo ndryshimi i operacioneve të saj, një amnisti masive dhe dekriminalizimi i një klasë të rëndësishme veprash penale nuk janë mënyra për të arritur këtë. PSD-ja argumentoi se drejtoria është duke akuzuar më shumë zyrtarë të partisë nga partia e saj sesa nga partitë e tjera, duke thënë se DNA-ja shfaq paragjykim politik. Partitë opozitare kanë kundërshtuar duke thëne se PSD-ja ka thjesht një problem të madh me korrupsionin.
Rumania deri më tani ka shmangur kalimin në demokraci “joliberale” nën qeveritë nacionaliste-konservatore të para në Poloni dhe Hungari. Qeveria e saj e re mund të ketë ndjerë inkurajimin për dekretet e fundit pas rebelimit hungarez dhe polakë kundër BE-së.
Veprimet e PSD-së kanë rritur rreziqet e Rumanisë për t’iu bashkuar ndryshimit të gjerë të përparimit post-komunist dhe sundimin të ligjit në Evropën qendrore. Për fat të mirë, reagimi i fuqishëm i vetë rumunëve, duke përfshirë qëndrimin parimor të Presidentit Iohannis, i cili u bashkua protestave, ka ndaluar qeverinë.
Rumunët duhet të mbeten vigjilentë për të siguruar se dekretet nuk do të rifuten në ndonjë formë tjetër dhe se qeveria nuk do të dëmtojë balancat dhe kontrollet e tjera demokratike. Miqtë dhe aleatët e Bukureshtit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të ruajnë kombinimin e nxitjes së reformave dhe presionin për të shmangur anulimet e reformave që kanë arritur rezultate. Në këtë mënyrë, Rumania është ende në kohë për të shmangur hedhjen në humnerën e disa prej fqinjëve të saj.