Meta sinjal të fortë për Lu: Vetingun nuk do ta bëjë Ambasada e SHBA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se ishte shokuar nga takimi me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashi pas heqjes së vizës nga ana e ambasadës amerikane. Meta i ka dërguar një sinjal të fortë ambasadës amerikane.

“Nuk do të ketë dy procese Vetingu dhe as tre procese. Nuk do të ketë një proces Vetingu nga ambasada amerikane, një nga ajo gjermane, një nga ajo greke e kështu me radhë. Do të ketë një proces Vetingu nga institucionet shqiptare nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ata mund t’ua heqin vizat të gjithëve, por duhet të paraqesin prova për ti larguar nga detyra. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët të vazhdojnë punën” – tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *