Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka rrëfyer ditën e sotme një premtim që i ka dhënë bashkëshortes së skhrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Sadijes.
Në intervistën e tij në “Top Story”, Kryeparlamentari Meta theksoi se i ka premtuar Sadije Agollit se do të bëjë një libër për nder të shkrimtarit të madh që u nda nga jeta pak ditë më parë.
“Sa i takon Dritëroit i kam premtuar bashkëshortes që do të bëj dhe unë një libër për të, për nder të tij.” tregoi Meta