Përkeqësohet gjendja e banorëve të fshatit Zharrëz në Fier, që kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë.
Grevistët kërkojnë përmbushjen e premtimeve të qeverisë në fund të muajit dhjetor 2016, kur ndërprenë në mes një tjetër grevë urie.
Atyre edhe pse iu premtua dëmshpërblim për dëmet e shkaktura nga kompania “Bankers Petroleum”, deri më tani ata s’kanë marrë asgjë.