Kryetari i Komisionit Hetimor për aferën e CEZ Taulant Balla paralajmëroi juristin Shkëlzen Berisha që të dëshmoje ose në të kundërt ndaj tij do të ndiqet rruga ligjore.
Balla duke folur para kamerave në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit, tha:
“Nëse do kishim elementë të rinj komisioni do shprehej, këtu nuk ka të bëjë konflikti i interesit, por kemi koordim të tre dëshmitarëve për të mos dhënë dëshminë, lexoni fjalët e tyre, i ka shkruar një dorë. Nuel Kalaj ka marrë në llogaritë e tij bankare shuma të mëdha parash dhe prandaj ne duam t’i shkojmë deri në fund këtij hetimi. Problemi është që këta koordinohen me njëri tjetrin dhe nuk duan të dëshmojnë. E rëndësishmë është që çdo dëshmitar, në këtë komision do të dëshmojë, qoftë dhe Sali Berisha vetë. Do ndjekim rrugët ligjore për ata që nuk betohen,” tha Balla.