Dy operacione janë bërë nga policia ditën e sotme në Tepelenë e Lezhë ku u vunë në pranga tre persona si dhe u sekuestruan 54 kg kanabis.
Operacioni i parë i koduar “Mjegulla” është zhvilluar në Lezhë ku janë kapur 20 kg kanabis dhe janë arrestuar 2 persona nga familja Gjeta:
Xhevahir Gjeta, 38 vjeç dhe Aleksander Gjeta, 47 vjeç, banues në Mirditë.
Operacioni i dytë i koduar “Liqeni” është zhvilluar në Tepelenë, ku janë sekuestruar 34 kg kanabis dhe është arrestuar i zoti i ‘mallit’, Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.