Dy operacione të ndryshe antodrogë, në Tepelenë dhe Lezhë nga ku janë arrestuar tre persona ditën e sotme, ndërkohë që janë sekuestruar në total 54 kg kanabis.
Operacioni i parë antidrogë i koduar “Liqeni” u zhvillua në Tepelenë, ku u sekuestruan 34 kg kanabis, ndërsa në pranga u vu shtetasi Ervis Fejzo 23 vjeç banues në fshatin Dukaj.
“Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në afërsi të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë zjarri (çifte) dhe disa thasë dhe disa kartona të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 34 kg”¬ njofton policia.
Operacioni i dytë i koduar “Mjegulla” u zhvillua në Lezhë, u sekuestruan 20 kg kanabis dhe u arrestuan dy persona. “Xhevahir Gjeta, 38 vjeç dhe Aleksander Gjeta, 47 vjeç, banues në Mirditë u kapën në flagrancë në fshatin Gëziq në Mirditë , ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike cannabis – sattiva me peshë totale 20 kg të cilat i kishin bërë gati për shitje”¬ njofton policia.
Materialet për të dyja operacionit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.