Hasan Varoshi, 25 vjeç i akuzuar se ka tentuar të vrarë ish -të dashurën e tij gjatë dëshmisë së dhënë për policinë në spital ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për krim për xhelozi apo vrasje dashurie.
Varoshi ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Alessandra P., 40 vjeçe për t’i shkatërruar telefonin pasi i dërgonte një shoqes së saj video ku ai dhe ajo shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale.
“Nuk është e vërtetë se shkova për ta dëmtuar”, tregon 25vjeçari.
“Në fakt ajo po më provokonte duke i dërguar të dashurës sime aktuale videon tona duke bërë seks.” Sipas tij, Alessandra ishte duke pastruar me alkool kur ai shkoi në banesën e saj. Mes tyre lindi një grindje, shishja me alkool përfundoi në tokë dhe 25vjeçari e largoi drejt sobës dhe më pas ndodhi shpërthimi. “Ajo po digjej, unë e shpëtova nga flakët”, tregon shqiptari. Alessandra ishte më afër me sobën dhe ndaj mori djegie më të shumta. Ndërkohë, Hasani e kapi prej krahu për ta larguar nga zjarri. Më pas, theu xhamin e dritares për të dalë jashtë. Të dy u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në Genova, më 30 janar.