Kryeministri Rama, ndodhet sot në Kosovë në kuadër të vizitës zyrtare. Vizitë kjo që është komentuar nga ish-kryeministri Berisha.
Berisha ka postuar pak minuta më parë në llogarinë e tij në “Facebook” një video me mbishkrimin:
“Zhgenjim i madhe i mediave dhe qytetarve te Kosoves.Rama i tmerruar nga vizita ne Prishtine. Shoqerohet nga nje eskorte me 17 makina shumica te blinduara. Ky eshte burracak! sb”.