Florian Marku, i cili fitoi ndeshjen për titullin botëror në kickbokser, mori jo pak kritika pas takimit, për shkak të ngritjes njëkohësisht të flamurit grek dhe atij shqiptar.
“Shqipëria është atdheu im, nga unë kam ardhur në jetë dhe kjo nuk ndryshon. Në Greqi janë trajnerët e mi, sponsorët e mi, njerëzit që më përkrahin në mënyrë të pabesueshme. Këtu rifillova karrierën time dhe unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që përmenda më lart”, tha Marku në një prononcim për gazetën sportive greke “Gazetta”.
Duke shtuar: “Doja të jepja një mesazh se dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ata”.
Marku në këtë takim të zhvilluar Ivanofio të Selanikut në Greqi fitoi përballë danezit Hassan Muhareb.