Përveç Prokurorit të Përgjithshëm i cili shpërtheu ndaj ambasadorit Lu për refuzimin e vizës për në SHBA, edhe gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj ka reaguar fort ndaj Ambasadës Amerikane.
Mesa duket edhe gjyqtarit Lazaj i është refuzuar viza për në SHBA. Ai ka shpërthyer ndaj SHBA¬ve dhe ambasadorit Lu pasi ka mësuar se i është refuzuar viza.
Duke komentuar në profilin në “Facebook” me gazetarin Artan Hoxha, ai shkruan: “Artan, e thënë në këto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme. Pse pikërisht sot, që shkroi shqetësimin Prokurori, apo e ka kapur zakoni shqiptar. Ka ardhur momenti që boll më me misticizma e hidhu pirdhu, po çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri më i vogli, vendas apo i huaj. Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare. Kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkel rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të revokohet. Secilit që iu është revokuar duhet t’i jepet një qëndrim personal e jo kështu në përgjithësi “kemi informacion”. Besoj nuk janë ISIS të refuzuarit, por njerëz të nderuar të këtij kombi që me të mirat e të këqiat kanë dhënë kontribute më shumë se çdo politikan në jetë. Kështu mbeten të pabesueshëm. Kjo nuk do të thotë që veprimet e nxituara të ambasadorit më kanë shuajtur dashurinë për USA, përkundrazi ma ndezën më tepër”, shkruan Lazaj.