Një shqiptar është kapur në Greqi nga policia me 14 kg marijuanë.
Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Janinë¬Ntirio, në vendin e quajtur Agelokastro, Aitiloakarnania. Shqiptari lëvizte me një mjet tip “Citroen” ku iu gjetën 12 pako me kanabis. Sipas verifikimeve, rezulton edhe i arrestuar me drogë më 22 nëntor të vitit 2016.