Chloe Smith, deputete britanike, ka shkelur lejen e lindjes për të marrë pjesë në votimin historik të Brexit, i mbajtur mbrëmë në parlamentin anglez.
Madje deputetia ka shkaktuar konfuzion gjatë votimit historik, duke marrë me vete fëmijën e saj për të votuar. Sipas BBC deputetja bashkë me të birin katër muajsh Alastair u paraqit në seancë.
Kryetari i Dhomës së Parlamentit, John Bercoe ka reaguar shumë spontanisht mbi këtë akt: “Unë zonjë e nderuar them, të mos ndiheni në siklet në lidhje me këtë gjë! Fëmija juaj i vogël është i mirëpritur të vijë në parlament. Nuk ka asnjë problem’’/
Sakaq në një postim të bëre në faqen e saj para votimit, ajo u shpreh se ky akt historik ishte tepër i rëndësishëm sa ajo ia lejonte vetes te shkelte lejen e lindjes, raporton BBC.