Këngëtarja Beyonce “theu” sërish rrjetin mbrëmjen e kaluar duke postuar foton ku tregonte shtatëzaninë e saj të dytë. Ylli i muzikës botërore shfaqet në foto e rrethuar me lule dhe me një vello hedhur.
Imazhi është klikuar në rrjet duke marrë mbi 7 milion pëlqime, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Selena Gomez, e cila ka mbledhur 6.3 milion pëlqime.
Po ashtu kjo foto i ka dhënë Bey-t rekordin më të ri Guinness për foton më të pëlqyer në të gjithë historinë e Instagram-it.