Ish-çifti presidencial amerikan Barack dhe Michelle Obama prej 8 ditësh ndodhen me pushime në ishujt tropikalë të Virxhinias. “Daily Mail” raporton se Përgjatë dy javëve, pas një vizite të shkurtër në Palm Springs, Barack dhe Michelle udhëtuan me avionin privat të mikut të tyre miliarder Richard Branson.
Sakaq “Obama do të angazhohet me ndihmat për komunitetet në mbarë vendin”, thuhej në një deklaratë nga zyra e tij post-presidenciale.
Barack e Michelle së bashku me Richard dhe bashkëshorten e tij, shihen tek shijojnë rrezet e diellit, drekojnë e luajnë golf.
https://www.youtube.com/watch?v=MiGxbi4jMZ0
Çifti Obama do të rikthehet në Uashington pas pushimeve, që dhe vajza e tyre, Sasha, të përfundojë shkollën.
Vajza tjetër Malia po punon për një intership në Nju Jork para se të nisë shkollën në Harvard.