Pas sherrit me LSI, Rama mbledh urgjent kryesinë e PS

Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme urgjentisht kryesinë e Partisë Socialiste për situatën politike në vend dhe koalicionin me LSI.

Kjo mbledhje vjen disa orë pas konferencës së Ilir Metës që deklaroi se do të kalojë në opozitë dhe nuk do të bëjë koalicion nëse PS arrin të marrë e vetme 71 deputetë.

Situata mes PS dhe LSI u tensionua fundjavën që lamë pas, me akuza të forta nga ministra e deputetë të LSI që përfundoi dje me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *