Autori i sulmit terrorist në një xhami në Kebek të Kanadasë, ishte person që kishte shprehur simpati ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.
Alexandre Bissonnette, franko-kanadez, u arrestua nga policia pasi vrau gjashtë persona në Qendrën Kulturore Islamike në zonën Sainte-Foy.
“I riu admironte Presidentin Donald Trump, kryetaren e Partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marine le Pen si dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, duke e bërë të pamundur lidhjen e tij me ekstremistë ”, tha drejtori i grupit të inteligjencës.
Adoleshenti u arrestua rreth 15 milje larg vendit të ngjarjes, ndërsa personi tjetër i arrestuar me origjinë nga Maroku, Mohamed el Khadir, tani mund të konsiderohet si dëshmitari kryesor i ngjarjes.