Një 34-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur 53 mijë lekë në një farmaci.
Në pranga u vu Elidon Ferati, 34 vjeç, banues në Vlorë.
“Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në lagjen “Lirimi” Vlorë, për arsye se më datë 29.01.2017, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një sasi parash prej 53.000 lekë të rinj, në një farmaci në pronësi të shtetasit L.M., 67 vjeç, banues në Vlorë.”