Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me dy ambasadorët e SHBA-së dhe OSBE-së, Donald Lu dhe Bernd Borchard në selinë blu. Dy ambasadorët kanë mbërritur rreth orës 10:30 të paradites në zyrën e Bashës.
Takimi i ambasadorëve me Bashën vjen një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Dje Basha në një konferencë për median tha se tani shteti është i kapur nga Kelmend Balili, teksa nënvizoi se Manjani theu OMERTA-n që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion, sicc u shpreh ai.