PD ka akuzuar kryeministrin Rama për “kapjen” e Urdhrit të Psikologut, duke vendosur në krye të tij një kandidat të qeverisë, pa mbajtur zgjedhje. Sipas PD, “interesi i Ramës me manipulimin e këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhjet që po vijnë, pasi dihet se psikologët e shkollave janë në kontakt me maturantët që kanë fituar të drejtën e votës. Kjo farsë, tregoi edhe një herë se Edi Rama nuk e lejon votën e lirë, ai kërkon të kapë zgjedhjet ku të mundet, të mbajë pushtetin me çdo kusht”, thuhet në një deklaratë të PD-së.
“Edi Rama nuk e humbi rastin për të treguar edhe dje modelin e tij për zgjedhjet, manipulimin, presionin dhe kapjen e votës, me farsën e madhe të Urdhërit të Psikologut, duke sjellë në krye njeriun e tij të besuar, Treska. Shkeljet që u bënë dje në votim, janë tipike të Edi Ramës.
Mbledhja e psikologëve që punojnë në administratë me urdhër nga shefat, detyrimi i tyre për të votuar kandidaturën e qeverisë, kërcënimi me vendin e punës, presioni përmes ministrit Klosi, prishja e garës, moslënia kohë për kandidatët e tjerë, organizimi i autobuzëve nga rrethet, mungesa e kuorumit të nevojshëm. Komisioni i votimit ishte i zgjedhur nga ministria e Klosit, numëruesit nga ministria e Klosit, dhe pjesmarrja në votim ishte më pak se 50 përqind, në kundërshtim me ligjin. Rama e kapi dhe këtë institucion, që duhej të ishte i pavarur, profesion i lirë”, thotë PD në njëdeklaratë.