Me një paradë shumëngjyrëshe u çelën në Hong Kong festimet e Vitit të Ri hënor. BBC raporton se 10 pluskuese të mëdha e 3.000 interpretues shënuan, jo vetëm ditën e parë të “Vitit të Gjelit”, por edhe 20-vjetorin e dorëzimit të qytetit në duart e kinezëve nga britanikët.
Në kalendarin kinez, çdo vit përfaqësohet nga 12 kafshë dhe shpendë. Ky është “Viti i Gjelit”. Besohet se ai do të sjellë të mira e begati dhe do të largojë fatin e keq, raporton BBC.
Teksa mijëra vetë u mblodhën për t’u bërë pjesë e atmosferës së hareshme që ngjalli shfaqja e mirorganizuar. Mes tyre kishte edhe mjaft turistë.
Sakaq ngjyrat e forta dhe kërcimi i dragoit i dhanë tonin kësaj dite edhe në Meksiko City.
Pluralizmi ishte tema e kremtimeve në sfondin e një nacionalizmi në rritje në botën perëndimore.
Po ashtu një spektakël ngjyrash e formash ishin dhe festimet e Vitit të Ri në Sao Paulo të Brazilit.
Pjesëtarë të komunitetit kinez atje ofruan prezantime artesh marciale, përpos valleve tradicionale të dragoit.