Një ekspert britanik në fushën e antiterrorizmit ka deklaruar se një tjetër sulm i përgjakshëm është planifikuar të ndodhë në Europë nga ISIS.
Mediat britanike raportojnë se David Videcette, një ish-efektiv policie kundër terrorizmit, ka thënë se Spanja është veçanërisht në rrezik.
“Spanja është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka pasur një sulm të madh në vitet e fundit”, tha ai.
Videcette shton se plazhet e frekuentuara spanjolle janë një shënjestër e mundshme.
“Është shumë e mundur që Costa Brava, Kosta del Sol, këto lloj vende mund të jenë në listën e synuar”, vijon ai.