Pas kontrolleve në Sarandë e Delvinë për arrestimin e Kelment Balilit, policia i ka zhvendosur kërkimet në Gjirokastër dhe në zonat përreth.
Burime nga Policia kanë pohuar se kontrollet janë kryer në disa banesa në qytetin e Gjirokastrës, si dhe në disa fshatra aty pranë, ku sipas policisë ka pasur informacione se i shumëkërkuari Kelment Balili kishte lidhje shoqërore.
Kontrollet për Balilin vazhdon pas arrestimit dhe lirimit të 11 pjestarëve të familjes së tij, të cilët u shprehën se nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.
Kontrolle për “Eskobarin e Ballkanit” janë zhvilluar në disa banesa dhe hotele që janë në pronësi të familjes Balili apo të afërmve të tyre.
Çështja “Balili” ka vënë në lëvizje edhe kreun e shtetit. z. Bujar Nishani, i cili do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kjo si pasojë edhe e shqetësimeve të shprehura nga ndërkombëtarëve.
Gjithashtu, nuk ka munguar edhe reagimi i Tahirit, i vënë në shënjestër këto ditë, i cili deklaroi se ditët e Balilit në liri janë të numëruara dhe shumë shpejt ai do përballet me drejtësinë.