VMRO e Nikolla Gruevskit dhe BDI e Ali Ahmetit kanë finalizuar marrëveshjen për ndërtimin e qeverisë së re, në të cilën do të marrin pozita të rëndësishme shqiptarët e Maqedonisë.
Kështu, Kryetari i Parlamentit bashkë me postin e Ministrit të Punëve të Brendshme do t’u takojnë shqiptareve. Gruevski ka marrë zotime se do të realizojë edhe kërkesat tjera të shqiptarëve, përfshirë edhe zyrtarizmin e shqipes në shtet.
Në këtë mënyrë, Qeveria e re e Maqedonisë po formohet ndërmjet dy partive fituese të zgjedhjeve të fundit. Burime të medieve maqedonase tregojnë se edhe poste të tjera të rëndësishme do të jenë për shqiptarët në Maqedoni dhe në këtë formë do të vazhdojë edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, pajtim ky që ishte arritur kur kishte përfunduar lufta shqiptaro-maqedone.