8 muaj pas supergrabitjes në Rinas, gati prangat për tre autorë

Kur janë mbushur tetë muaj nga grabitja me armë e 1 milion eurove nga pista e aeroportit “Nënë Tereza”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të siguroj provat që identifikojnë tre autorët e këtij krimi.

Gjatë kësaj kohe hetimore janë kryer dhjetëra veprime hetimore në disa drejtim dhe mbi disa persona të dyshuar, ku tashmë prokuroria është fokusuar në tre persona të vetëm, si të dyshuarit kryesorë të grabitjes së 30 qershorit 2016 në pistën e aeroportit. Burimet sqaruan se tashmë tre autorët janë të identifikuar dhe se pritet vetëm arrestimi i tyre. Por edhe për këtë pjesë, është menduar që të ndërhyhet në fshehtësi të plotë dhe operacioni të kryhet nga forcat speciale, pasi hetuesit ndruhen për një reagim me armë të personave të dyshuar si grabitës të 1 milion eurove.

Për shkak se dosja ende nuk është finalizuar me arrestimin e tre të dyshuarve, prokuroria shprehet e rezervuar, lidhur me emrat e autorëve të këtij krimi. Gjithçka është siguruar, dhe se të gjitha provat e mbledhura kanë krijuar bindjen se tre autorët tashmë janë identifikuar, dhe se tashmë pritet vetëm arrestimi i tyre. Në dinamikën që kanë ndërtuar prokurorët, rezulton se dy personat që çanë rrethimin e aeroportit dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet të kuq dhe të armatosur, kanë pasur dhe një bashkëpunëtor të tretë. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për sa i përket largimit të tyre dhe humbjes së gjurmëve.

Paralajmërimi i Milorit
Siguria e dobët e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në disa raste ka shqetësuar dhe shefin e komisariatit të Rinasit, Ermal Milori, i cili shqetësimet e tij për hyrje¬dalje të automjeteve civile, i ka paraqitur tek shefat e TIA. Këto shqetësime erdhën vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit ku u vranë dhjetëra persona. Megjithëse këto sulme të përgjakshme tronditën botën, në Shqipëri TIA dhe ICTS nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e rreziqeve kriminale që mund të ndodhnin në ambientet e brendshme dhe të jashtme të aeroportit “Nënë Tereza”. Përveç deklaratës farse në media, se aeroporti kishte rritur masat e sigurisë, në fakt nga ana e TIA dhe ICTS asgjë nuk kishte ndryshuar. Dhe këtë e tregoi më së mirë supergrabitja e ndodhur në 30 qershor ku dy persona të armatosur hynë në pistën e aeroportit dhe grabitën 995 mijë euro. Mirëpo përveç kësaj, e tregon dhe një shkresë e firmosur nga shefi i pikës kufitare të Rinasit Ermal Milori, shkresë e cila duket se nuk është marrë fare në konsideratë nga strukturat e sigurisë në TIA dhe ICTS.

Shoferi poshtë furgonin Fakti pse furgoni ku grabitësit mësynë në fillim për të grabitur nuk është arritur të hapet prej tyre, ka qënë sepse shoferi i këtij automjeti ka pikasur pak më parë personat e armatosur që ishin futur në pistë. Për të shpëtuar kokën e tij, shoferi është fshehur poshtë furgonit duke mos i dhënë mundësi dhe kohë grabitësve që të merren me të. Nëse do merreshin me shoferin e furgonit të mbyllur, i cili ishte fshehur poshtë dhe nuk ka dalë në asnjë moment prej andej, grabitësit do humbnin kohë. Menjëherë ata kanë sulmuar furgonin tjetër i cili ishte i hapur dhe në proces të shkarkimit të thasëve me para. Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë arritur të marrin shumën prej 995 mijë euro dhe të largohen duke mos u ndjekur nga askush.

Burimet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se grabitësit nuk kanë pasur qëllim ti bënin keq njerëzve, pasi kjo shihet qartë dhe në pamjet filmike të nxjerra nga videot. Sipas hetuesve, në video shihet se avioni që ndodhej aty pranë ka qënë i mbushur me njerëz dhe se dyert e avionit ishin të hapura. “Ky element nuk i pengonte aspak grabitësve të hynin dhe në avion për të vrarë apo grabitur civilët”¬thanë burimet. /shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *