DOKUMENTI/ “CEZ”, Shkëlzen Berisha padit për shpifje Romeo Karajn dhe paralajmëron…

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka depozituar një padi penale në Gjykatën e Tiranës ndaj Romeo Karajt. Ky i fundit pak ditë më parë gjatë një interviste tha se Berisha kishte udhëtuar me Kastriot Ismailajn.

Lajmi u publikua nga vetë Shkëlzen Berisha, përmes Facebook-ut.

“Përgjigja më e mirë për shpifësit është rruga ligjore. Në këtë mënyrë do u jepet mundësia të flasin aty ku duhet dhe jo atje ku nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për shpifjet tyre. Padi të tjera do të vijojnë në ditët në vazhdim”, shkruan Berisha, duke publikuar dokumentin e mëposhtëm.

shkelzen

Ja shkrimi që paralajmëroi padinë:

Të dashur miq sot një nga tualetet mediatike të Ramës që ushqehet me para publike përmes koncesioneve të dhëna nga qeveria, përcolli shpifjen e radhës sipas së cilës unë paskam udhëtuar me z.Ismailaj (me të cilin nuk kam pasur kurrë asnjë lloj lidhje e aq më pak punë apo udhëtime të përbashkëta) drejt Pragës për ta ndihmuar atë në lidhje me kontratat e tij me CEZ.

Për ta vërtetuar këtë u servirën disa gjysma datash kur z.Ismali dhe unë kemi rastisur në vajtje ose ne kthim (asnjëherë në të dyja) në të njëjtin avion në segmentin Tirane – Vjenë. Për të hamendësuar për atë që ka ndodhur përtej këtij segmenti, në mungesë të fakteve, media në fjalë serviri shpifjet e porositura të njerit prej uritheve të Ramës.

Unë si cilido pasagjer përgjigjem vetëm për veten dhe destinacionin tim dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi kush hipën apo ku shkojnë 200 udhetarët e tjerë të avionit. Pavarësisht kësaj deklaroj me përgjegjësi të plote ligjore se nuk kam udhëtuar kurre as në Prage dhe në asnjë destinacion tjetër të rruzullit as me z. Ismailaj as me ndonkënd të afërt me të.

I bindur që me afrimin e zgjedhjeve, shpifjet ndaj meje dhe familjes time do të vazhdojnë për të mbuluar mashtrimet, dështimet dhe vjedhjet e Ramës, njëlloj si refreni fajin e ka Saliu, kam vendosur t’u përgjigjem në rruge ligjore.

Disponoj të gjitha provat e duhura për të paditur për shpifje të gjithë ata që mendojnë se do shpëtojnë koncesionet, sarajet, paratë e vjedhura në marrëveshjet me CEZ dhe lëkurën e tyre përmes mashtrimit dhe trillimit.

Padia për shpifje do të jetë PENALE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *