Pamje të rënda/ Aksidentohet autoambulanca, “fluturon” jashtë saj infermierja (VIDEO)

Kamerat e vendosur në një kryqëzim në qytetin verior të Rusisë, në Arkhangelsk, kanë filmuar momentin e përplasjes së në autoambulance nga një makinë tjetër.

Duket se autoambulanca, e cila është qartazi në një rast emergjence sepse po çonte një grua shtatzënë në spital, nuk ka respektuar sinjalistikën e semaforit duke vijuar rrugën pavarësisht se ishte ndezur ngjyra e kuqe.

Një automjet tjetër, tip Nissan Terrano, që po vinte me shpejtësi nuk e ka vënë re autoambulancën duke e përplasur këtë fundit.

Mesa duket dera e pasme nuk ka qenë e mbyllur mirë, pasi dallohet një infermiere e cila nga përplasja e fortë ka “fluturuar” nga dera duek ikur për disa metra.

Fatmirësisht për këtë të fundit, por edhe personat e tjerë në këtë aksident, përveçse disa dëmeve sipërfaqësore, nuk kanë pasur pasoja që mund t’u merrnin jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *