Trump: Do ta ndërtojmë patjetër murin në kufi me Meksikën

Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur për të vënë në zbatimin një prej premtimeve të tij më të kritikuara gjatë fushatës elektorale, ndërtimin e murit në kufirin midis Amerikës dhe Meksikës, raporton BBC.

Sipas raporteve pritet që presidenti i ri amerikan të firmosë urdhrin ekzekutiv, ku sipas të cilit qeveria do të japë fondet e duhura për fillimin e ndërtimit. Trumpi do të nënshkruajë urdhrin gjatë një vizite në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, shkruan Financial Times.

Ndërtimi i murit është njëra prej masave të ndryshme në lidhje me çështjen e emigrimit dhe masat e sigurisë kombëtare të cilat pritet të merren këtë të mërkurë.

Dje Trumpi bëri edhe një njoftim në rrjetin social, Twitter, ku shkruante “Midis shumë gjërave të tjera që kemi për të bërë, ne do të ndërtojmë patjetër murin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *