Sportistët janë figura shumë të njohura publike dhe shumëkush kërkon të krijojë miqësi me ta. Por jo gjithmonë miqtë e rinj janë personazhe të këshillueshëm për t’u qëndruar pranë, siç e tregon lista e mëposhtme…
“Perandori” Adriano, është fotografuar shpeshherë në favelat braziliane përkrah personazheve aspak të këshillueshëm.
Maradona përkrah Karmine Xhuliano, një prej emrave më të njohur të Kamorrës napolitane.
Një foto që bëri të shpërthenin polemikat në bejzbollin amerikan: Al Kapone duke i kërkuar një autograf gjatë ndeshjes gjuajtësit të Çikago Kabs, Gabi Hartnet.
Marek Hamshik u fotografua përkrah Domeniko Pagano, shefit të klanit mafioz Shisionisti.
Roki Marçiano përqafon mafiozin Frenki “One Ear” Frato, me të cilin kishte një miqësi të madhe.
Ishfutbollisti serb, tashmë trajner i Torinos, Sinisha Mihajloviç, kishte një miqësi të ngushtë me kriminelin e luftës, Zheljko Razhnatoviç, i njohur me nofkën Arkani.
Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Palermo, Fabricio Mikoli lidhi një miqësi të ngushtë me Mauro Lauriçela, djalin e bosit më të madh mafioz të qytetit.
Kim Jongun dhe Denis Rodman, miqësia më e çuditshme në botë.
Trajneri i Seviljes, Horge Sampaoli, i ka bërë disa herë vizita kortezie në burg ishkëngëtarit të grupit “Callejeros”, Pato Fontanet.