EMRI/ Plagoset me armë zjarri 67-vjeçarja në Elbasan

Një 67-vjeçare është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se e plagosura Besihane Doçi është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka marrë plagë në gjoks.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji” pas një konflikti.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij krimi të rëndë.

Sakaq policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *