Dy muaj pas tragjedisë ajrore në Kolumbi, që i mori jetën pjesës më të madhe të skuadrës braziliane, në prag të finales së Kupës së Amerikës së Jugut, Chapecoense është rikthyer në fushën e lojës.
Për një ndeshje miqësore me kampionët e Brazilit, Palmeiras.
https://www.youtube.com/watch?v=N_83Na5BBIE
Trofeu i Copa Sudamericana i është dorëzuar familjarëve të viktimave, por edhe 3 lojtarëve të mbijetuar nga ai aksident i tmerrshëm ajror: Jackson Ragnar Follmann, Neto dhe Alan Ruschel.
Fatkeqësisht nga këta të tre, vetëm Follmann, portier 24-vjeçar, nuk mundet të rikthehet më të luajë futboll, pasi i duhet ta përballojë jetën në vijim pa këmbën e djathtë.
Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin 2-2.