Historia e një shqiptari që akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një shitëse italiane është rikthyer në qendër të vëmendjes në median e vendit fqinj.
Raportohet se ngjarja për të cilën akuzohet ai daton në 9 Shtator të vitit të kaluar në Foggia. Ku një 29-vjeçar me origjinë shqiptare, por me dukumenta italiane, ka tentuar të përdhunojë shitësen e një dyqani në qendër të qytetit.
Rreth orës 5 pasdite shqiptari është futur në një dyqan në Piazza Giordano dhe tentoi të përdhunonte shitësen, e cila sapo kishte marrë turnin e pasdites.
I riu shqiptar i është drejtuar vajzës me fjalët: “Nuk të kujtohem unë? Kemi qenë të lidhur”. Më pas, e shtriu përtokë.
Por vajza arriti të shpëtojë duke dalë jashtë dyqanit, ku dhe nisi të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.
Shqiptari u përpoq të largohet, por një patrullë policie ishte pranë dhe arriti ta ndalë dhe ta arrestojë.
Asokohe ai u procedua në gjendje të lirë dhe u largua nga qyteti.