Administrata “Trump” po planifikon që të zhvendosë ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Lajmin e dha “Channel 2”, i cili citon një burim anonim, sipas të cilit Shtëpia e Bardhë të hënën do të njoftojë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi.
Pritet që një veprim i tillë të ngjallë shumë debat brenda dhe jashtë SHBA.
Trump ka thënë vazhdimisht se kishte ndërmend ta zhvendoste ambasadën amerikane në Jeruzalem, pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të shkatërronte procesin e paqes.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se ambasadori i SHBA mund të qëndrojë në Jeruzalem, ndërsa ndërtesa e ambasadës të mbetet në Tel Aviv.
Izraeli aneksoi Jeruzalemin lindor në vitin 1967. Veprim që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.